česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kurset Verore të Gjuhës Çeke 2024

Republika Çeke ofron dy bursa për studimin e gjuhës çeke në kuadër të programit të Shkollave Verore të Studimeve Sllave në vitin 2024.

Ftohen të marrin pjesë studentë shqiptarë (mbi 18 vjeç) ose mësues që studiojnë gjuhën çeke, si dhe të gjithë ata që janë të interesuar në gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën çeke. Kurset janë të hartuara për studentë fillestarë, të mesëm dhe të përparuar.

Një bursë ofrohet nga Universiteti Charles në Pragë (18 korrik - 15 gusht 2024) dhe bursa e dytë ofrohet nga Universiteti Masaryk në Brno (20 korrik - 17 gusht 2024). Institucionet çeke pranuese mbulojnë tarifat e regjistrimit dhe shkollimit, akomodimin, ushqimin dhe ekskursionet.

Formularët e aplikimit me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohen duhet të dorëzohen në Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë brenda datës 15 mars 2024.

Informacioni i detajuar, duke përfshirë versionin elektronik të formularit të aplikimit dhe dokumentet e tjera të kërkuara gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Çeke. këtu